Ad imageAd image

Misteri/ Zhduket nëna shqiptare dhe vajza 2-vjeçare, ja thirrja e policisë

1 min lexim

Një nënë shqiptare dhe vajza e saj vetëm 2 vjeçe, janë zhdukur pa lënë asnjë gjurmë në Britaninë e Madhe.

Sipas “BBC”, Sebjana Myzeqari dhe vajza Enissa janë parë për herë të fundit në Doncaster më 2 prill. Sebjana nuk ka përdorur as telefonin dhe as kartat bankare, madje nuk rezulton që të jetë larguar nga Mbretëria e Bashkuar.

Oficeri Neil Thomas deklaroi se “zonja Myzeqari është zhvendosur para tre vitesh në Doncaster dhe vogëlushja ishte e regjistruar në çerdhe”. Sipas oficerit, zonja Myzeqari jetonte një jetë të izoluar dhe kishte pak miq në qytet. Madje ata kanë kërkuar ndihmën e autoritet shqiptare, por nuk rezultojnë gjurmë të tyre as në Shqipëri.

- reklamë -
Ad imageAd image

 “Ne jemi shumë të shqetësuar. Fakti është që nëna 24-vjeçare dhe vajza e saj dyvjeçare rezultojnë të zhdukura nga faqja e dheut dhe askush nuk i ka parë ato”, u shpreh oficeri. Policia u ka kërkuar të gjithë qytetarëve që kanë informacion rreth tyre të kontaktojnë numrin 101.

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull