Ad imageAd image

Takime të fshehta mes LDK dhe LV/ Përpjekja e fundit, për një marrëveshje përfundimtare

1 min lexim

Gjatë natës së sotme, shumë larg syve të mediave, në Prapashticë është duke u zhvilluar një takim i fshehtë në mes të LDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje.

Qysh para disa orësh, në shtëpinë e Isa Mustafës janë mbledhur dy subjektet politike, bashkë me krerët e tyre, Mustafën dhe Kurtin, duke negociuar për një marrëveshje përfundimtare, si përpjekje e fundit e tyre, sipas burimeve të sigurta.

Nuk dihet nëse LDK-ja do të dorëzohet sonte përballë presionit publik të Lëvizjes Vetëvendosje, e cila ka bërë përpjekje që ta dominoi tërë debatin rreth negociatave të tyre.

- reklamë -
Ad imageAd image
 

Përfaqësues të Lëvizjes Vetëvendosje, gjatë ditës së sotme kanë deklaruar se nuk do të lejojnë të dorëhiqet Glauk Konjufca nga pozita e kryeparlamentarit, kurse LDK-ja e kishte kushtëzuar vazhdimisht pozitën e kryeparlamentarit dhe presidentit, si dhe ndarje të barabartë të ministrive, si opsion për arritjen e marrëveshjes mes tyre.

Ndani këtë artikull