Ad imageAd image

William Walker shkon në selinë e LDK-së

1 min lexim

Ish-shefi i misionit të OSBE, William Walker ka arritur në zyrat qëndrore të LDK-së, në Prishtinë, nga ku do të takohet me liderë të kësaj partie.

Walker që është duke qëndruar në Kosovë në 21 vjetorin e masakrës së Reçakut po viziton partinë e udhëhequr nga Isa Mustafa edhe për të biseduar lidhur me koalicionin LV – LDK, raporton T7.

Nuk dihet nëse Walker do të vizitojë edhe Lëvizjen Vetëvendosje, pasi as një vizitë e tillë nuk ishte lajmëruar paraprakisht për mediat.

- reklamë -
Ad imageAd image

Kujtojmë që në vazhdën e bisedimeve LV – LDK është shtuar presioni ndërkombëtar për arritje të marrëveshjes, për të çuar në formim të qeverisë.

Ndani këtë artikull