Ad imageAd image

Zaev: Jemi afër arritjes së marrveshjes me Greqinë, por nëse nuk ndodh nuk është fundi i botës

1 min lexim

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev  u shpreh se vendi nuk ka qenë kurrë më afër arritjes së një zgjidhjeje për emrin me Greqinë megjithatë dështimi eventual “nuk do të thotë fundi i botës”.

 Këto deklarata Zaev i bëri për agjencinë ‘France Press’.

 Zaev tha se shumë nga mosmarrëveshjet në lidhje me emrin e Maqedonisë është zgjidhur, por nuk dëshiron të zbulojë detajet e negociatave, sepse sipas tij “ajo mund të rrezikojë procesin”.

- reklamë -
Ad imageAd image

‘Unë besoj se ne kurrë nuk kemi pasur kushte më të mira për arritjen e një zgjidhje të plotë që do të zgjasë përgjithmonë. Në qoftë se mosmarrëveshja nuk zgjidhet, nuk do të thotë fundi i botës’ – deklaroi Zaev.

Kryeministri Zaev shtoi se Maqedonia do të vazhdojë “programin evropian në një mënyrë apo në një tjetër”.

Ndani këtë artikull