Ad imageAd image

Eurodeputeti Kukan, skeptik: Luftoni korrupsionin dhe krimin e organizuar

1 min lexim

Eurodeputeti dhe anëtar i Komisionit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Europian, Eduard Kukan ka bërë thirrje që Shqipëria të përparojë në sundimin e ligjit.

Ai përshëndeti rekomandimin për hapjen e negociatave, por u shfaq skeptik për rezultatet në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

 “Unë e mirëprita dhe mbështes rekomandimin e Komisionit për të hapur negociatat e pranimit me Shqipërinë. Shpresoj që së shpejti vendi do të ketë një shans për të filluar negociatat dhe për të nxitur proceset e reformave”-u shpreh Kukan.

- reklamë -
Ad imageAd image

Eurodeputeti Kukan tha se Shqipëria  duhet të bëjë përparime në sundimin e ligjit dhe të ketë rezultate të prekshme.

“Shqipëria duhet të ripohojë përparimin në sundimin e ligjit dhe të vazhdojë të japë rezultate të prekshme në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar” deklaroi Kukan për ATSH.

Ndani këtë artikull