Google aktualisht ofron 15 GB hapësirë ruajtje falas për përdoruesit e saj për të ruajtur sendet në Google Drive, Google Photos dhe Gmail. Përderisa kjo duket e mjaftueshme për një përdorues mesatar, hapësira e lirë mund të kalojë me lehtësi kufirin standard në rast se harroni të fshini emailet e tepërta dhedokumente të mëdha që i bashkangjiten të postës. Për të liruar hapësirën në Gmail, mund t'i ndiqni këto këshilla të thjeshta që do t’ju ndihmojnë në shpërndarjen e atyre skedarëve të padëshiruar dhe hapjen e hapësirës në llogarinë tuaj Gmail.
Hapi i parë që duhet të merrni është të kontrollni përmbledhjen e ruatjes së materialve në Google. Për ta bërë këtë:
1.Futuni në llogarinë tuaj në Google
2.Klikoni ikonën e fotos në cepin e vogël në të djathë që do t’ju drejtojë drejt “ My account”
3.Më pas klikoni në ‘’ My account” ikon dhe më pas selektoni memoriën në google drive që do ta gjeni në poshtë tek preferencat.
4. Më pas klikoni tek “ Using_GB OF 15 GB.
5. Selektoni ‘ shikoni detajet’ që do t’ju tregojë se sa hapsirë është konsumuar nga Google Drive, Gmail, dhe Goolge photos.
Duhet të keni parasysh se dosjet Në PDF, fotot , videot të cilat janë në Google Drive, dokumentet e gjata në Gmail dhe dokumentat e tjera të cilat i keni hedhur në kosh por nuk i keni fshirë ju marrin një pjesë të madhe të memories.
Është e rëndësishme që të fshini këto emaili sesa të prisni 30 ditë që te fshihen automatikisht, pasi ju zënë një pjesë të madhe të memories. Ju mund ti fshini dhe të pastroni koshin tuaj duke ndjekur këto hapa:1. Zgjidhni opsionin Trash dhe Spam që do të gjeni nën opsionin 'Më shumë' nën butonin Shkruaj.2. Ndërsa duke klikuar në Trash ose Spam individualisht, do të shihni opsionet 'Fshi të gjitha mesazhet spam tani' për Spam ose zgjidhni 'Trashë Empty' tani për Plehra.
3. Zgjidhni opsionin e kërkuar dhe pastaj kliko 'OK', ajo do të fshijë të gjitha emailat e panevojshme në të njëjtën kohë.
Për të fshirë dokumentet e gjata të cilat zënë një hapsirë të madhe ose emaile të vjetra nga llogaria juaj në Google ju thjesht mund të shtypni këto komanda në menunë search në Gmail:
1.Për dokumenta të vjetër thjesht shtypni- older:2017/01/01 * Google ndjek formatin amerikan viti/muaji/ Dita/
2.Kjo komande do t’ju tregojë të gjitha emailet përpara 1 Janarit 2017. Ju mund të shtypni datën, muajin dhe vitin, dhe do tju shfaqen emailet nga ajo datë dhe më parë.
Ju gjithashtu mund të fshini dokumenta audio, dhe shumë të tjera duke ndjekur këto hapa:Në rast se dëshironi të fshini email që kanë madhësi të mëdha të tipit: 4m. Komanda do të tregojë email me bashkëngjitje që konsumojnë më shumë se 4MB. Ju mund të ndryshoni madhësinë duke shtypur një numër tjetër, kërkoni dhe fshini mesazhet që mendoni se nuk janë më të nevojshme.2. Nëse dëshironi të fshini skedarë audio, imazhe etj, mund të shkruani në komandën 'filename: jpg' për imazhet. Komanda do të kërkojë për email me bashkëngjitjet e 'llojit të treguar'. Zgjidh ato që doni të fshini dhe klikoni në ikonën e fshirjes në krye.
Ndërkohë që ju duket e lehtë që të kërkoni emailet duke vendosur këto komanda, nuk ka opsione që t’i zgjidhni emailet nga madhësia në Gmail, që do të thotë se ju duhet të kontrolloni çdo email me durim dhe më pas t’i fshini ato.Ka mjete alternative për të gjetur emailet sipas madhësis që ju ndihmojnë për të gjetur emailet sipas madhësis. Ky mjet online skanon emailin tuaj Gmail dhe etiketon inbox-in tuaj në katër kategori:
Në fillim ( emailet me dokumenta të mëdha)
Emailet me mbi 1 MB
Emailet me mbi 5 MB dhe Emailet me mbi 10 MB.Ju mund ti shkarkoni dokumentat në kompjuter përpara se t’i fshini për t’i parë edhe njëhere. Kur ti fshini emailet sigurohuni që ti keni fshirë edhe nga koshi.