Ad imageAd image

“Ai është si një shkëmb”, Berlusconi në spital, vëllai i tij tregon gjendjen

1 min lexim

Ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi është shtruar në spital në San Raffaele. Kreu 86-vjeçar i Forza Italia ishte shtruar tashmë në spitalin milanez ditët e fundit, për disa analiza.

 

Me sa dihet Berlusconi është në terapi intensive për probleme kardiovaskulare, por gjendja e tij thuhet të jetë e qëndrueshme. Vëllai i tij Paolo ka folur për mediat italiane.

- reklamë -
Ad imageAd image

 

“Ai është në gjendje të qëndrueshme, është shkëmb. Do t’ia dalë edhe kësaj here”, ka thënë vëllai i Berlusconit.

Për Silvio Berlusconin, i njëjti problem i oksigjenimit është shfaqur përsëri ndjeshëm, edhe për shkak të efekteve të post Covid, i cili kishte bërë që mjekët ta shtronin në spital në fund të marsit. Një problem i zgjatur që çon në lodhje të sistemit vaskular dhe të mushkërive- shpjegohet në mjediset e kujdesit shëndetësor – gjithashtu riprodhon simptomat karakteristike të pneumonisë edhe nëse nuk është pneumoni.

Ndani këtë artikull