Ad imageAd image

Aksident tragjik në Spanjë, humbin jetën 5 persona

1 min lexim

Pesë persona kanë humbur jetën në Spanjë, pasi një autobus u përplas me këmbët e një mbikalimi.

Aksidenti i rëndë ndodhi në Aviles të Asturias në veri të vendit ndërsa të plagosur nga përplasja mbetën 15 pasagjerë të tjerë.

Shkaqet e aksidentit nuk janë bërë ende të ditura por nga hetimet paraprake dyshohet se shoferi ka humbur drejtimin e mjetit për shkak të shpejtësisë së madhe ndërsa nuk përjashtohet edhe ndonjë defekt teknik.

- reklamë -
Ad imageAd image
Ndani këtë artikull