Ad imageAd image

Alarm, tërmet 7.1 ballë, tmerr dhe panik te qytetarët

1 min lexim

Një tërmet me magnitutë 7.1 ballë ka goditur Kaliforninë në SHBA në orët e vona të së premtes. Epiqendra ka qenë në jug të Kalifornisë, pranë qytetit Ridgecrest. Sipas mediave amerikane, ky është tërmeti më i fuqishëm që ka goditur këtë shtet të SHBA-së në 20 vitet e fundit.

Disa shtëpi janë përfshirë nga flakët si pasojë e tërmetit, ndërkohë që raportohet për rrugë të shkatërruara dhe dëme të shumta materiale. Deri më tani nuk raportohet për viktima.

Lëkundjet kanë shkaktuar panik te qytetarët, të cilët po përballen me tërmete të fuqishme të njëpasnjëshme.

- reklamë -
Ad imageAd image

Kalifornia u godit edhe të enjten nga një tërmet me magnitutë 6.4.

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull