Ad imageAd image

Ambasadorja e Trump në OKB, nënë me 6 fëmijë, gjyshe me 11 nipër

2 min lexim

Kelly Craft filloi ditën e parë të punës si ambasadore e SHBA në OKB duke siguruar se do të vazhdojë politikat e filluara nga administrata e presidentit Trump.

Nga Deutsche Welle

Ambasadorja amerikane në OKB Kelly Craft, filloi të enjten (12.09) punën në detyrën e re. Ditën e filloi me dorëzimin e kredencialeve Sekretarit të Përgjithshëm të OKB, Antonio Guterres, të cilit i siguroi se “do të punojë në partneritet me gjithë vendet anëtare të OKB, për ta bërë botën më të lirë dhe më të begatë”.

- reklamë -
Ad imageAd image

Pastaj ambasadorja Craft doli para gazetarëve me një deklaratë për shtyp, ku foli për krenarinë që ndjen të mbajë postin e ambasadores së SHBA në OKB, dhe premtoi se do të vazhdojë politikat e filluara nga administrata e presidentit Trump në OKB.

“Udhëheqja e Amerikës është e rëndësishme, kështu që unë do punoj për ta siguruar atë,” tha Craft. Ambasadorja deklaroi se “do të mbrojë vlerat dhe interest e Amerikës”, do të mbështetet tek miqtë dhe aleatët, dhe do të luajë rolin e avokatit për të varfërit dhe të dobëtit.

Më pas ajo morri pjesë në Këshillin e Sigurimit, ku u diskutua sot gjendja në Republikën e Afrikës Qendrore, në Libi dhe Kolumbi.

Ambasadorja Craft i njeh Kombet e Bashkuara në Nju Jork, ku ka qendruar si delegate në Asamblenë e Përgjithshme, e dërguar në 2007 nga presidenti Bush.

Ambasadorja Craft u emërua nga Presidenti Trump në postin e ambasadorit të OKB në shkurt të këtij viti. Kur morri këtë emërim ambasadorja Craft ishte duke mbajtur postin e ambasadores amerikane në Kanada. Gjatë qëndrimit dyvjeçar atje ajo punoi për rishikimin e marrëveshjes të tregëtisë së lirë të SHBA, me Meksikën dhe Kanadanë.

Ambasadorja Craft është sipërmarrëse dhe filantropiste nga Kentaki, ku ka mbajtur edhe disa poste lokale. Ajo i jep shumë rëndësi edukimit. Craft është e martuar, ka gjashtë fëmijë dhe është gjyshe e njëmbëdhjetë nipërve dhe mbesave.

Ndani këtë artikull