Ad imageAd image

Brexit/ Britanikët lënë Anglinë për një pasaportë gjermane

1 min lexim

Britanikët po vërsulën të bëhen shtetas gjermanë para se vendi i tyre të largohet nga Bashkimi Evropian. Dhjetë herë më shumë britanikë morën pasaportë gjermane në vitin 2017, krahasuar me vitin 2015. Një numër rekord britanikësh u bënë shtetas gjermanë për vitin e dytë, njoftoi të mërkurën zyra federale e statistikave gjermane.

Regjistrimi i njëpasnjëshëm është i lidhur me largimin e ardhshëm të Britanisë nga Bashkimi Evropian. “Lidhja me Brexitin e ardhshëm është e qartë,” tha zyra e statistikave të Gjermanisë, Destatis.

Rreth 7,500 britanikë morën shtetësinë gjermane në vitin 2017 – më shumë se dyfishi i rekordeve të vëna në vitin paraprak.

- reklamë -
Ad imageAd image

Shifra e vitit 2017 eklipson numrin 622 të vitit 2015, periudhë kur po përgatitej referendumi në Britani.

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull