Ad imageAd image

Paralajmërimi i Berishës: Të shtunën ka revoltë!

2 min lexim

Pyetjes së gazetares Juli Xhokaxhi se çfarë do të ndodhë të shtunën në protestën e thirrur nga opozita, Berisha iu përgjigj me një korrigjim: “Të shtunën ka revoltë”.

“Të shtunën ka revoltë. Revolta synon, dëshiroj unë, të ndajë Shqipërinë nga e keqja. Vendi është pranë një konflikti. Nëse ti u heq qytetarëve edhe shpresën e fundit që është drejtësia, atëherë atyre u mbetet vetëm revolta dhe përballja. Nëse ti u merr Prokurorinë, gjykatat, shemb garantin e Kushtetutës, ti përjashton të gjithë të tjerët nga ky vend dhe ata nuk duhet të ikin, por duhet të të shporrin si kalbësirë”.

“Unë nuk jam më pjesë e lidershipit, por në befasi nuk e kap dot kush opozitën. Opozita duhet të zgjidhë këtë krizë. Rama duhet të dijë se e ka sjellë vendin në situatën më kritike të 27 viteve. Narko-mazhoranca duhet t’i përkulet vullnetit të popullit. Pasi të shembet perandoria e drogës, marrja peng e mediave, pasi të shemben shtyllat e narkoshteit, atëherë qytetarët do të votojnë të lirë. PD duhet të jetë e gatshme të paraqesë alternativën e saj dhe qytetarët do të thonë fjalën e tyre”, tha ish-kryeministri Sali Berisha, gjatë një interviste në ABC News.

- reklamë -
Ad imageAd image

Ndërsa deklaratave të Kryeministrit Edi Rama se për të “Saliu nuk është zotëri një herë, kështu që nuk mund t’i them as Zoti Berisha”, ish-kryeministri iu përgjigj: “Ai më ka nderuar me këtë dhe në mënyrë absolute unë jam i motivuar në të gjithë qenien time, gjersa ajo kalbësirë të krrehet nga zyrat e shtetit dhe të marrë vendin që meriton në koshin e plehrave të historisë së këtij kombi. Pas Zografit dhe Enver Hoxhës, ky është i treti antishqiptar më i madh. Ky që shkon në samite ndërkombëtare dhe paraqet si rrezik islamik besimin mysliman të shqiptarëve, përdor tezën një shekullore të serbëve kundër shqiptarëve, nuk ka asgjë shqiptare në qenien e tij.

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull