Ad imageAd image

“Duhet një ushtri për të mposhtur një ushtri’: Trump reagon pas masakrës që tronditi Amerikën

2 min lexim

Presidenti amerikan, Donald Trump reagoi pas masakrës ku humbën jetën nëntë qytetarë amerikanë.

Tri nëna dhe gjashtë fëmijë u vranë nga një kartel droge në Meksikë. Familja mormone ishte nisur për një dasëm, por ranë pre e një grupi të armastosur në një rrugë të paasfaltuar të hënën.
Një zyrtar që po merret me hetimet tha se trafikantët mund ta kenë ngatërruar familjen amerikane me rivalët e tyre.

 

- reklamë -
Ad imageAd image

Kjo për shkak se familja po udhëtonte me tre fuoristrada.

Burimet thonë se kriminelët hapën zjarr kur një prej makinave ndaloi për shkak se iu shpua një gomë. 17 anëtarët e familjes mormone vraponin gjithandej për të shpëtuar kokën.

Në fund bilanci ishte tronditës: nëntë viktima.

Presidenti amerikan, Donald Trump u tregua i ashpër në mesazhin e tij.

“Një familje e mrekullueshme u gjend në mesin e zjarrit të dy karteleve të dhunshme të drogës. Si rezultat, shumë amerikanë të mëdhenj u vranë, përfshi fëmijë të vegjël,” shkruan Trump.

“Nëse Meksika ka nevojë ose kërkon ndihmë në pastrimin e këtyre monstrave, SHBA është gati për t’u përfshirë. Presidenti i ri i madh i Meksikës e ka bërë çështje të madhe këtë, por kartelet po bëhen të mëdha dhe të fuqishme, prandaj ndonjëherë është e nevojshme një ushtri për të mposhtur një ushtri”, shkruan Trump.

Ndani këtë artikull