Ad imageAd image

E vërteta pas fotos se ‘Athines’ që po bën xhiron e rrjetit

1 min lexim

Kjo foto që shikoni më poshtë po qarkullon me shpejtësi në internet. Të gjithë e kanë lidhur atë e zjarrin e tmerrshëm të rënë në Greqi dhe me ndihmën që një zjarrfikës po i jep një fëmije dy vjeçar.

Por e vërteta është krejt ndryshe. Kjo është një foto e shkrepur në vitin 1989 nga Ron Olshwanger. Në të tregohet një zjarrfikës, i cili mundohet t’i bëjë frymëmarrje gojë më gojë një fëmije që ka arritur të shpëtojë nga djegia e një ndërtese në St. Louis.

Fëmija është krejt i zhveshur dhe ka marrë dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit. Kjo foto dhe fotografi që e ka shkrepur atë, kanë marrë çmim Pulitzer.

- reklamë -
Ad imageAd image
ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull