Ad imageAd image

Erdogan cinik, i intereson drejtimi i Turqisë me çdo mjet

2 min lexim

Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan sot në Ankara deklaroi se për vendet e tjera mund të mjaftojë rritja e normës ekonomike prej 2 ose 3 për qind, por Turqia synon një normë prej jo më pak se 7 për qind.

 Është treguar jo i drejtpërdrejtë, por ka lënë të kuptohet  se ka lëshuar akuza drejt perëndimit, kur ka thënë “T’i mund t’u japësh notë nxënësve për cilët e konsideron veten si mësues, kurse neve nuk mundesh”, duke treguar se nuk i pranon kritikat e vendeve perëndimore.

Erdoğan gjatë një fjalimi në ceremoninë e ndarjes të çmimeve të Unionit të Dhomave të Bursave të Turqisë (TOBB) foli  edhe në lidhje me ngjarjet aktuale në vend.

- reklamë -
Ad imageAd image

“Neve nuk na interesojnë spekulimet rreth kursit valutor, as të lobit të interesit, dhe as të armiqve të Turqisë të cilët fshihen nën maskën e agjencive të rejtingut. Ata nuk na interesojnë”, ka thënë Erdoğan.

Ai shtoi se ata janë përpjekur të ngufasin Turqinë në ujëra të cekët. “Por, ne e kemi drejtuar vendin tonë në port të sigurtë”, tha Erdoğan.

Lidhur me zgjedhjet e ardhshme presidenciale dhe parlamentare, të cilat do të mbahen në Turqi më 24 qershor, Erdoğan tha: “Çfarë do të ndodhë në këto zgjedhje? Do të ndodhë ajo që ndodhi në 12 zgjedhjet e kaluara”.

Ndani këtë artikull