Ad imageAd image

Luftë në Itali, 1 i vrarë dhe 4 të plagosur

1 min lexim

Një burrë ka humbur jetën dhe katër persona të tjerë janë plagosur në dy ngjarje të ndodhura pasditen e sotme në komunat Nicotera e Limbadi, në provincën Vibo Valentia. Autori ka qenë i njëjti.

Ai është futur në një banesë në Nicotera, duke vrarë 63-vjeçarin  Michele Valerioti dhe plagosur bashkëshorten e këtij të fundit, Giuseppina Mollese.

Më pas, shkon me makinë në Limbadi, ku futet në një bar dhe hap zjarr ndaj një grupi që po luante letra: Tre persona u plagosën.

- reklamë -
Ad imageAd image

Një helikopter ndërhyri për ti dhënë ndihmë mjekësore të plagosurve.

Nuk dihen shkaqet e veprimeve të autorit, që është ende në kërkim nga karabinierët.

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull