Ad imageAd image

Francë, rritet në 11 numri i të infektuarve me koronavirus

1 min lexim

Ministrja e Shëndetësisë në Francë, Agnes Buzyn, ka njoftuar se numri i personave të infektuar nga koronavirusi fatal është rritur në 11 në vend

Buzyn u tha gazetarëve në Paris se virusi 2019-nVCoV u konfirmua te pesë pacientë të rinj dhe se gjithsej 11 persona janë të infektuar aktualisht në Francë.

“Një nga pacientët e infektuar është fëmijë, dhe në mesin e tyre është një shtetas i Britanisë që erdhi në Francë nga Singapori”, tha ministrja Buzyn.

- reklamë -
Ad imageAd image

Virusi thuhet se është transmetuar te njerëzit nga kafshët, veçanërisht lakuriqët.

Përveç Kinës, virusi është përhapur në më shumë se 20 vende, përfshirë SHBA-në, Britaninë, Singaporin, Francën, Rusinë, Spanjën dhe Indinë.

Shumë vende kanë evakuuar qytetarët e tyre nga qyteti Wuhan, epiqendra e virusit, dhe zona të tjera të prekura të Kinës.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) e ka shpallur epideminë emergjencë ndërkombëtare.

Ndani këtë artikull