Ad imageAd image

Gjermania në Këshillin e Sigurimit: Rritje përgjegjësie

3 min lexim

Më 1 janar Gjermania merr një vend në Këshillin e Sigurimit të OKB, të cilin do ta mbajë për dy vitet e adhshme, 2019 dhe 2020. Gjermania është financuesi i dytë më i madh i OKB-së.

Kjo është hera e shtatë që Gjermania merr një vend të përkohshëm në

KS, qëkur në vitin 1973 anëtarë të OKB-së u bënë në të njëjtën kohë si Gjermania Lindore (RDGJ) ashtu edhe Gjermania Perëndimore (RFGJ). Këshilli i Sigurimit ka pesë vende të përhershme anëtare, Kinën, Francën, Britaninë e Madhe, Rusinë dhe SHBA. Këtyre vendeve u shtohen çdo dy vjet dhjetë anëtarë të tjerë, sipas seleksionimit që bëhet për dy vende anëtare nga Afrika, Azia, Amerika Latine dhe vendet perëndimore, dhe një vend nga Europa Lindore.

- reklamë -
Ad imageAd image

Pikërëndesat e Gjermanisë

Që me zgjedhjen e bërë në muajin qershor, politika e jashtme e Gjermanisë ka bërë të ditur prioritetet e punës së saj si anëtare e Këshillit të Sigurimit. Tre janë temat kryesore, paqja, drejtësia dhe ambienti. Për ministrin gjerman të Jashtëm, Heiko Maas, pikërëndesat e Gjermanisë do të jenë krizat në Jemen, Siri dhe Ukrainën lindore. Po ashtu Gjermania do të tregojë angazhim më të madh në rritjen e rolit të grave në paqe e siguri, mbrojtjen më të mirë për ndihmësit humanitarë dhe fillimin e një nisme të re në çështjet e çarmatimit dhe kontrollit të armëve.

Në një artikull për Friedrich Ebert Stiftung, Tibi Galis dhe Jack Mayerhofer shkruajnë se roli i Gjermanisë në KS duhet parë në “kthimin në realitet të parandalimit të mizorive masive”. “E lindur nga tragjedia e Shoas dhe me përvojën e abuzimeve të komunizmit… Republika Federale Gjermane është një nga anëtarët e pakta të OKB, strukturat e të cilës u zhvilluan për parandalimin e mizorive. Kjo histori tregon pse qeveria gjermane ka theksuar rëndësinë e parandalimit të krizave”. Kështu Gjermania mund të ndihmojë në ngritjen e mekanizmave të parandalimit të krizave në Amerikën Latine dhe Afrikën Lindore, duke përmirësuar kapacitetet e saj në nivel global.

Reformim të Këshillit të Sigurimit

Së bashku me vende të tjera, ndikimi i të cilave është rritur në botë, si India, Brazili, Japonia, Gjermania kërkon reformim të Këshillit të Sigurimit, si dhe marrjen e një vendi të përhershëm në të. Financiarisht, Gjermania është vendi i dytë suportues i OKB. Vitin e kaluar, më 2017, mbështetja financiare e Gjermanisë për OKB ishte 3,4 miliardë euro, në kontribut të detyruar dhe kontribut vullnetar. 3500 forca gjermane të sigurisë janë pjesë e misioneve paqeruajtëse të OKB në kriza të ndryshme të botës. 30 agjenci të Kombeve të Bashkuara ndodhen në Gjermani, kryesisht në qytetin e Bonit.

Ndani këtë artikull