Presidenti Trump paralajmëron për sulm me raketa ndaj Sirisë

E Enjte, 12 Prill 2018 17:19

Pas komenteve të ambasadorit të Rusisë në Liban se forcat ruse do të shkatërronin çdo raketë që niset drejt Sirisë, Presidenti amerikan Donald Trump tha të mërkurën se Rusia duhet të jetë gati, "sepse ato do të vijnë"

Pas komenteve të ambasadorit të Rusisë në Liban se forcat ruse do të shkatërronin çdo raketë që niset drejt Sirisë, Presidenti amerikan Donald Trump tha të mërkurën se Rusia duhet të jetë gati, "sepse ato do të vijnë". "Ju nuk duhet të jeni partnerë me një kafshë që vret popullin e vet me gaz dhe kënaqet duke e bërë këtë!" tha Presidenti Trump në Twitter. Në mesazhin e plotë të Presidentit Trump në Twitter thuhet: "Rusia ka premtuar se do të qëllojë çdo raketë që do të hidhej kundër Sirisë. Përgatitu Rusi, sepse ato do të vijnë, të bukura, të reja dhe "inteligjente!" Ju nuk duhet të jeni partnerë me një kafshë që vret popullin e vet me gaz dhe kënaqet duke e bërë këtë!" Zëdhënësi i Kremlinit Dmitri Peskov tha të mërkurën se të gjitha palët e përfshira në Siri duhet të përmbahen nga veprimet që mund të destabilizojnë rajonin. Ndërsa zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse tha në përgjigje të komenteve të Presidentit Trump, se “raketat inteligjente duhet të drejtohen ndaj terroristëve, e jo ndaj qeverive të ligjshme”. Situata në Siri është tensionuar më shumë pas një sulmi të dyshuar me armë kimike të shtunën në Gutën lindore, ku u vranë të paktën 40 vetë. Shtetet e Bashkuara dhe disa aleatë të tyre kanë fajësuar forcat siriane për sulmin, ndërsa Siria dhe Rusia i kanë mohuar akuzat se sulmi me armë kimike është ndërmarrë nga ushtria e presidentit Bashar al-Asad. Ambasadori i Rusisë në Liban, Alexander Zasypkin, paralajmëroi mbrëmë në televizionin al-Manar të Hezbollahut, se një goditje amerikane ndaj Sirisë do të shkaktonte një shkallëzim të madh të luftës atje. Më herët, Presidenti Trump paralajmëroi se personat përgjegjës do të paguanin një "çmim të lartë" dhe bisedoi disa herë në telefon me homologët e tij britanikë dhe francezë për një përgjigje të mundshme ndaj sulmit kimik. "Jemi duke kërkuar një përgjigje të koordinuar, pavarësisht se cila mund të jetë kjo përgjigje," tha të martën zëdhënësja e Departamentit të Shtetit Heather Nauert. Presidenti francez Emmanuel Macron tha se një vendim do të merrej "në ditët e ardhshme" dhe se çdo sulm ajror do të synonte objektet kimike të qeverisë siriane. Ministrja e Jashtme australiane Julie Bishop bëri të ditur sot mbështetjen e vendit të saj për çdo veprim ushtarak që "do të ketë një objektiv të përcaktuar, do të jetë i kalibruar dhe proporcional." Përveç fajësimit të Sirisë, Presidenti Trump fajësoi më tej përkrahësit e Asadit në Iran dhe Rusi për sulmin në Ghoutan lindore. Një organizatë ndërkombëtare për mbikëqyrjen e armëve kimike tha se do të dërgojë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...