Ad imageAd image

Po hetonte qeverinë për korrupsion plagoset gazetarja në Mal të Zi

1 min lexim

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Podgoricë ku një gazetare malazeze është sulmuar me armë zjarri dhe për pasojë ka mbetur e plagosur.

Policia vendase bëri me dije se, Olivera Llakiç ka mbetur e plagosur në këmbën e saj të djathtë, por është jashtë rrezikut për jetën. Kjo është hera e dytë që 49-vjeçarja sulmohet për shkak të detyrës së saj. Gjashtë vite më parë ajo u godit me sende të forta në kokë dhe u shtrua për disa ditë në spital.

Gazetarja është e njohur për shkrimet e saj investiguese që akuzojnë qeverinë se favorizon biznesmenë të fuqishëm në vend përmes tenderave dhe lehtësive të tjera të jashtëligjshme.

- reklamë -
Ad imageAd image

Policia malazeze ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Ndërkohë, Ambasada e Bashkimit Europian dhe ajo e Shteteve të Bashkuara në Podgoricë dënuan sulmin ndaj gazetares.

Ndani këtë artikull