Ad imageAd image

Ndodh edhe kështu/ Tonelata të tëra çokollate mbulojnë një autostradë në Poloni

1 Min Read

Një kamion mallrash ka pësuar një aksident dhe është përmbysur në një autostradë polake, duke derdhur tonelata të tëra çokollate të lëngshme në rrugë.

Televizioni privat TVN24 tregoi pamjet e kamionit të përmbysur të rrethuar nga çokollata ngjyrë kafe që mbulonte gjashtë korsi në autostradën A2, duke bllokuar trafikun në të dyja drejtimet.

Forcat e shpëtimit thanë se çokollata e lëngshme ishte ngurtësuar dhe janë dashur sasi të mëdha uji të nxehtë për të pastruar rrugën.

- reklamë -
Ad imageAd image

Shefi i brigadës së zjarrfikëseve të Sllupcës (qytet në Poloninë Perëdnimore), Bogdan Koëalski, tha se “çokollata e ftohtë është më e keqe se bora”.

Mediat raportojnë se nga aksidenti vetem shoferi i kamionit ka mbetur i lënduar.

fd

Share This Article