Ad imageAd image

Kancelarja Merkel refuzon darkën me Erdogan

1 min lexim

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka vendosur që ta shpallë non grata Presidentin turk Tajip Erdogan.

Ajo do ta bojkotojë darkën shtetërore të mbajtur për të  gjatë vizitës së tij në Gjermani në 27-29 shtator, shkruan Deutsche Welle.

Vizita e kreut të shtetit të Turqisë është shoqëruar me kritika të shumta në Gjermani për shkak të sundimit gjithnjë e më autoritar të Erdoganit në vendin e tij si dhe për ndikimin negativ tek mbi 3 milion turq që jetojnë në Gjermani.

- reklamë -
Ad imageAd image

Vizita e parë shtetërore e Erdoganit në Gjermani që kur u bë president në 2014., është bojkotuar nga një numër i madh ligjvënësish gjermanë.

Ndani këtë artikull