Ad imageAd image

Merkel do të jetë në SHBA në fund të muajit, takim me Trump

1 min lexim

Pritet që në fund të këtij muaji të ketë një vizitë shumë të rëndësishme të Kancelares gjermane, Angela Merkel, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për të takuar presidentin, Donald Trump. Njoftimin për mediat e bëri Zëvendësi i Sekretarit për media në Shtëpinë e Bardhë, Hogan Gidley, I cili e konfirmoi vizitën e Merkelit në javët e ardhshme, por nuk dha datë të saktë.

Ndërkohë një zyrtar i lartë amerikan tha për agjensinë Reuters se vizita pritet të realizohet më 27 prill. Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, pritet të takojë Trumpin në Uashington tre ditë para vizitës së Merkelit.

Takimet do të zhvillohen pak kohë para 12 majit, afatit që ka caktuar Trump për përmirësimin e marrëveshjes bërthamore me Iranin, të nënshkruar nga SHBA-ja dhe fuqitë e tjera botërore.

- reklamë -
Ad imageAd image

Gjermania, Franca dhe nënshkrueset e tjera i kanë bërë thirrje SHBA-së që të mbetet në këtë marrëveshje.

Ndani këtë artikull