Ad imageAd image

‘Po rrezikoni jetën për ne dhe shtetin tonë’/ Zelensky viziton trupat në vijën e frontit në Kharkiv

1 min lexim

 

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenksy ka bërë një udhëtim jashtë kryeqyteti të Kievit, duke vizituar pozicionet e vijës së parë në rajonin e Kharkiv.

Presidenti ukrainas ka shprehur mirënjohjen për sakrificën e ushtarëve gjatë këtyre muajve të përballjes me armikun rus, tha zyra presidenciale të dielën, raporton BBC.

- reklamë -
Ad imageAd image

“Dua të falënderoj secilin prej jush për shërbimin tuaj. Ju rrezikoni jetën për të gjithë ne dhe shtetin tonë,” u tha presidenti trupave.

Qyteti verilindor ka përjetuar disa nga luftimet më të ashpra që kur Rusia nisi pushtimin e saj në Ukrainë më 24 shkurt.

Ndërkohë, kjo është vizita e parë e Zelenskyt jashtë rajonit të Kievit që nga fillimi i luftës.

Ndani këtë artikull