Ad imageAd image

Shpërthimi i Ebolas në Kongo, i dyti më i madh në histori

1 min lexim

Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se shpërthimi i sëmundjes Ebola në Kongo është i dyti më i madhi i regjistruar ndonjëherë.

Gjithsej janë 426 raste të raportuara vetëm në Beni, ku 379 janë të konfirmuara.

Deri më tani, shpërthimi, i deklaruar më 1 gusht, ka shkaktuar 198 vdekje të konfirmuara, tha ministria e shëndetësisë e Republikës Demokratike të Kongos.

- reklamë -
Ad imageAd image

Gjithësesi këto shifra janë ende shumë më të vogla se epidemia në Afrikën Perëndimore midis 2013 dhe 2016, e cila vrau 11,310 njerëz.

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull