Ad imageAd image

Shtyhet data e zgjedhjeve të parakohshme në Greqi

1 min lexim

Qeveria greke ka vendosur 7 korrikun, një javë më vonë se sa pritej, si data për zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Kjo lëvizje e kryeministrit grek Alexis Tsipras vjen pas dështimit në zgjedhjet për Parlamentin Evropian.

Zëdhënësi i qeverisë Dimitris Tzannakopoulos tha të martën se vendimi është marrë për të mos prishur provimet e shkollave për  hyrjet  në universitet që do të mbahen më 30 qershor.

Tsipras njoftoi pas votimit të Parlamentit Evropian se ai do të kërkonte shpërbërjen e parlamentit pas raundit të dytë të zgjedhjeve rajonale dhe komunale të Greqisë.

- reklamë -
Ad imageAd image

Kujtojmë se zgjedhjet për Parlamentin Evropian nxorën fitues konservatorët e “Demokracisë së Re”, ndërsa “Syriza” humbi mjaft pikë.

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull