Ad imageAd image

Aksident i frikshëm në Lezhë/ Makina me shpejtësi skëterrë merr para 4 mjete

1 min lexim

Një aksident i frikshëm është regjistruar në orët e vona të natës në kryqëzimin e Rrilës në autostradën Lezhë-Laç.

Një automjet, i cili sipas burimeve po ecte me shpejtësi skëterrë, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe për pasojë është përplasur me 4 automjete të tjera, të cilat ishin në parking në afërsi të rrugës.

Fatmiresisht nga aksidenti nuk ka të lënduar në njerëz, por dëme të shumta materiale.

Rreziku ka qenë shumë i lartë pasi në vendin ku ka ndodhur aksidenti ishte me njerëz.

 
Ndani këtë artikull