Ad imageAd image

Policia merret me trafik droge, në Laç plagoset një person

1 min lexim

Një plagosje me armë ka ndodhur ditën e sotme në Laç. Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:15, ku një 26-vjeçar me iniciale A.N është plagosur me armë zjarr.

Ai është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Siç thuhet në njoftimin e policisë, autori i plagosjes është identifikuar dhe është vënë në pranga.

- reklamë -
Ad imageAd image

Bëhet fjalë për 30-vjeçarin me iniciale E.M, por nuk dihen endet rrethanat e ngjarjes.

Muajt e fundit ka pasur shtim të krimit, ku kujtojmë se vetëm pak ditësh një person u vra në mes të Tiranës.

Siç duket policisë i ka dalë situata nga duart, madje mund të thuhet se ajo ka prioritet tjetër, sic është përfshirë në trafikun e drogës.

Ditën e sotme një efektivë i policisë u shpall në kërkim pasi në makinën e tij, u gjet një sasi rreth 400 kg drogë. /55News.al/

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull