Një surprizë mjaft e këndshme e ka emocionuar pamasë Eugentin pak orë përpara finales së madhe. 45 persona nga 45 shtete të ndryshme të botës i uronin fitoren Eugentit në “Murin e Madh Kinez”.
Kjo mund të jetë dhe si një kundërpërgjigje ndaj televizionit kinez, i cili censuroi performancën e Eugentit për shkak të tatuazheve të këngëtarit. Tashmë Eugenti nuk ka me vete vetëm gjithë shqiptarët, por edhe një pjesë të madhe të publikut në mbarë botën.

