Ad imageAd image

Holanda fiton Eurovizion 2019, Shqipëria renditet në vend të 18-të

3 min lexim

Holanda është fituese e Eurovizion 2019. Duncan Laurence, më këngën “Arcade” dërgon në Holandë trofeun e Festivalit Europian të këngës. Vota e publikut ishte përcaktuese për renditjen e këngëtarëve, pas votimit të jurive profesioniste, duke e renditur Holanden me 492 pikë në total.  Në vendin e dytë në klasifikim u rendit Italia me 465 pikë ndërsa Rusia mundi të sigurojë vendin e tretë me 369 pikë.

“E mora historinë nga një person i dashur që vdiq në moshë të re. Arcade është histori për kërkimin e dashurisë së jetës”, tha fituesi i Eurovizion 2019 Duncan për fabulën e këngës. Fitorja e Duncan Laurence shënoi herën e parë që Holanda ka fiton në Festivalin e Eurovizion që nga viti 1975.

Shqipëria u përfaqësua në këtë garë të rëndësishme të këngës, nga këngëtarja Jonida Maliqi, me këngën “Ktheju Tokës”, e cila renditi Shqipërinë në vendin e 18-të. Ndodhi ajo qe ndodh gjithmone. Zakonisht Shqiperia vleresohet ne kete pozicion ne shumicen e pjesemarrjeve te saj, nga vendi i 15- 18-te.  Juria profesioniste e vlerësoi këngën ‘Ktheju Tokës’ me 43 pikë, ndërsa 47 ishin pikët e dhëna nga publiku, duke e cuar në 90 pikë në total. Mediat, portlet desh na mbushem nendjen se votimui popullor po nxirrte fituese joniden, kur u pa qarte se sa ishte votimi popullor. Jonida nuk mori pike profesionale nga shtete te rendesishme. Megjithate, si zakonisht thuhet se Jonida Maliqi beri nje performance te mire skenën e Eurovizion. Kalimi i saj ne naten finale ishte sukses. Te tjerat jane hisotri qe i kemi pare me heret. Pikët maksimale juria profesionistëve shqiptarë i dërgoi për Maqedoninë e Veriut.

- reklamë -
Ad imageAd image

Zhgenjim ishte votimi popullor maqedonas ku kenga e saj u rendit e dyta me votat e profesionisteve dhe pas votimit popullor, shkoi ne vendin e 10-te.

Renditja

Supriza të shumta kishte rezervuar nata e finale e Eurovizion, ndërsa spektakël dhuroi performance e yllit të muzikës pop, Madona.

 
 

***

Madonna performoi në finalen e Eurovizonit

 

Këngëtarja e njohur Madonna interpretoi hitin e saj klasik “Lika A Prayer” si dhe këngën e saj të re “Future”.

Madonna para se të performonte theksoi rëndësinë që ka muzika. “Muzika është ajo që na bashkon të gjithëve”, theksoi ajo.

Ndani këtë artikull