Ad imageAd image

FOTO/ Eva Murati tregon për herë të parë për sherrin me Rike Roçin

1 Min Read

Para disa javësh Rike Roçi dhe Eva Murati u përfshin në një debat publik që nisi nga postimi i një fotoje në Facebook nga trajneri gjerman Jurgen Klopp. Trajneri gjerman kishte publikuar një foto të Rike Roçit dhe Irid Oxas me shkrimin: “Për këtë arsye do të na mungojë Shqipëria në Botëror.”

Kjo foto u publikua dhe nga gazetarja sportive Eva Murati, e cila kishte shkruar: “Nuk di ta marr për kompliment apo…”. Më pas replikat vazhduan edhe nga Rike dhe zgjatën.

E ftuar në InTv në  emisionin “Adrenalinë”, Eva ka folur për herë të parë publikisht rreth këtij keqkuptimi duke sqaruar situatën: “Dikush më dërgoi një foto të komentit të bërë, sigurisht nuk ishte faqja zyrtare e trajnerit, por gjithsesi nuk më pëlqeu fakti që u kishte vënë një vizë të madhe gjithë vlerave, gjithë mundit që bëjnë djemtë e Kombëtares, por thjesht i kishte personifikuar vajzat shqiptare si vajza seksi dhe vetëm për këtë duhet të jetë Shqipëria në Botëror. Nuk e njihja fare vajzën në fjalë,” –u shpreh moderatorja.

- reklamë -
Ad imageAd image
TAGGED:
Share This Article