Ad imageAd image

Shenjat treguese të varësisë ndaj seksit

2 Min Read

Është e pamundur të mësohet nëse dikush është i varur nga seksi, pa u këshilluar me një terapist, por ekzistojnë disa shenja paralajmëruese të cilat tregojnë se kur duhet të kërkoni ndihmë. Ekspertët e shëndetit kanë ngritur alarmin se varësia ndaj seksit, mund të jetë shumë e rrezikshme.

Ajo shprehet tek masturbimi i rregullt, seksi online, seksi me shumë partner, porno apo seksi me pagesë. Është shumë e rëndësishme të kërkosh ndihmë, pasi mund të shkatërrojë marrëdhënien tuaj, karrierën apo edhe shëndetin mendor.

Më poshtë, ju listojmë tetë shenjat që paralajmërojnë se jeni të varur ndaj seksit:

- reklamë -
Ad imageAd image

Fantazitë seksuale dalin jashtë kontrollit

– Bëni sjellje të caktuara seksuale, që nuk i shijoni aspak dhe në fund ndjeni fajtor edhe të penduar

– Masturbimi – Nuk ka një përgjigje të saktë se kur po e teproni me masturbimin, por në momentin që ndikon në jetën tuaj, zilet e alarmit duhet të këmbojnë

– Keni tentuar, por dështuat të ulni urinë ndaj sjelljeve seksuale

– Përdorni seksin për t’u arratisur nga probleme si vetmia, depresioni, ankthi dhe stresi

– E vendosni veten në situata të rrezikshme – lidhje jashtëmartesore, seks i pambrojtur

– Eksitohesh nga seksi me të mitur, vetëm për të përmbushur fantazinë seksuale

 – Ke vështirësi të krijosh dhe të mbash një marrëdhënie të shëndetshme

Share This Article