×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Ju kanë lodhur puçrrat në fytyrë? Kjo mënyrë do ju shpëtojë

E mërkurë, 18 July 2018 17:54

Më shumë se 50 për qind e grave ndërmjet moshës 20 dhe 29 vjeç dhe më shumë se 25 për qind e grave ndërmjet moshës 40 dhe 49 vjeç vuajnë nga aknet, sipas Akademisë Amerikane të Dermatologjisë. Për adoleshentët që kanë akne hormonale, zakonisht shfaqen në zonën T të fytyrës që përfshin ballin, hundën dhe mjekrën. Ja disa mënyra për të trajtuar aknet hormonale:
Kujdesuni mirë për lëkurën tuaj

Mënyra më efektive për t’u marrë me aknet hormonale është të kujdeseni mirë për lëkurën tuaj. Një regjim i mirë për kujdesin e lëkurës ndihmon ta mbani atë të shëndetshme dhe të parandaloni puçrrat e fytyrës. Gjithmonë pastrojeni fytyrën butësisht. Lajeni atë dy herë në ditë, një herë në mëngjes dhe përsëri natën para se të shkoni në shtrat. Pastrimi i fytyrës suaj ndihmon në parandalimin e grumbullimit të papastërtisë që mund të bllokojë poret tuaja dhe të kontribuojë në puçrra.

Mundohuni të mos prekni fytyrën tuaj në mënyrë të panevojshme me duar të pa lara. Zgjidhni produktet e kujdesit të lëkurës me kujdes dhe mos përdorni shumë kremëra në fytyrën tuaj. Kur vuani nga puçrrat e fytyrës ose probleme të tjera të lëkurës, mos u përpiqni të shtrydhni ose të pastroni aknet me qelb, pasi kjo mund të rrisë rrezikun e infektimit dhe të rezultojë në plagë të përhershme.

Aplikimi i një komprese të ngrohtë në zonën e prekur është një tjetër mënyrë për t’u marrë me puçrrat hormonale.

Kompresat e ngrohta nxisin qarkullimin e gjakut dhe ndihmojnë në nxjerrjen e baktereve apo qelbit nga poret e lëkurës. Kjo nga ana tjetër do të përshpejtojë procesin e shërimit dhe do të ndihmojë në uljen e dhimbjes që mund të shoqërohet me puçrra fytyre.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...