Ad imageAd image

Parashikimi i motit, 19 korrik 2018

1 Min Read

Territori shqiptar mbetet gjatë gjithë ditës në kushtet e motit të kthjellët përjashtuar Verilindjen dhe zonat Lindore ku pasditja fuqizon vranësirat duke gjeneruar shira të përkohshëm.

Orët e mbrëmjes dhe gjatë natës vijojnë me kthjellime e vranësira të lehta në pjesën më të madhe të vendit por vranësira të shpeshta dhe shira të izoluar do ketë ekstremi Verilindor i Shqipërisë.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit vijojnë me rënie të lehtë gjatë mëngjesit por mesdita nuk sjell ndryshime të ndjeshme të vlerave termike.

- reklamë -
Ad imageAd image

Era do të fryjë mesatare dhe rrallë-herë e fortë, me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi Perëndimor duke krijuar në det dallgëzim 2-3 ballë.

Europa

Moti i kthjellët dominon gjatë gjithë ditës të gjithë Europën duke përjashtuar ekstremin Lindor të Europës dhe zona të izoluara të Europës Qendrore ku priten stuhi të përkohshme me rrebeshe shiu. 

Share This Article