Ad imageAd image

Pse opozita e kërkon Vetingun e politikanëve?

2 min lexim

Sot në Kuvend do të votohet projektligji ‘Për disa shtesa dhe ndryshime në Kushtetutën e Shqipërisë’, amendamentet e propozuara nga opozita parlamentare për Vetingun e politikanëve. Në argumentat që jepen në relacionin shoqërues për projektligjin, sqarohen arsyet pse kërkohet ky ligj i ri:

“lntegriteti i zyrtareve te larte publike eshte parakusht per qeverisje demokratike dhe shtetin e te drejtes.  Fakte dhe te dhena te bera publike demonstrojne se bashkepunimi mes krimit te organizuar dhe zyrtareve te la rte publike, eshte ne nivele alarmante dhe se ka nje ~imentim te kultures se pandeshkueshmerise ndaj politikaneve te lidhur me krimin

Per te garantuar integritetin e zyrtareve te larte publike, Shqiperia ka ndermarre disa masa, te cilat ne teresine e tyre, nuk kane garantuar ende teresisht qeverisjen demokratike.”

- reklamë -
Ad imageAd image

Opozita parlamentare, sjell ne vemendje qendrimin e mbajtur shume kohe me pare mbi kete problematike nga Paolo Borsellino, magjistrat i Antimafias ltaliane, simbol i luftes se shtetit ndaj mafias:

“Ekziston nje keqkuptim baze sipas te cilit politikani qe shoqerohet me mafioze, nese nuk denohet nga gjykata, eshte i ndershem!

JO!

Gjykata mund te beje vetem vleresime te natyres gjyqesore. Eshte detyre e institucioneve qe te flakin politikanet e afert me Mafian, per te qene te ndershme dhe per t’u shfaqur si te tilla”. 

Dhe në vijim….

Qellim i projektligjit eshte te garantoje integritetin e personave qe zgjidhen, emerohen apo ushtrojne nje funksion publik, nepermjet shtrirjes se vettingut edhe tek politikanet ne detyra shteterore dhe funksionet e tjera kushtetuese…

Ndryshimet e propozuara nepermjet ketij projektligji parashikojne qe e drejta per t’u zgjedhur, te kufizohet edhe ne rastin e shtetasve qe kane kontakte te papershtatshme me persona te perfshire ne krimin e organizuar…

Opozita vlereson se miratimi i ketij projektligji dhe vettingu per te gjithe politikanet ne detyra shteterore dhe zyrtaret e tjere te larte publike, duhet te behet pa vonese dhe te filloje te aplikohet menjehere. ”

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull