Ad imageAd image

25 prilli nuk do përcaktojë fatin e partive por atë të Shqipërisë!

3 min lexim

 

Nga Kim Mehmeti – 09/03/2021

U publikuan listat e kandidatëve për deputet të partive politike në Shqipëri. Dhe u pa qartë se ‘Rilindja’ është përforcuar me ‘gjyshet’ e ardhura në ekranet televizive me valët e fatkeqësive natyrore, ndërkaq koalicioni opozitarë me personalitete që janë ‘parti’ në vetvete, si për shembull Flutura Açka, Tomor Alizoti, Agim Baçi, Agron Gjekmarkaj, Oriela Nebiaj…

- reklamë -
Ad imageAd image

Ndërkohë, jo se nuk dihet që me personalitete me integritet mund të rrethohen ata që i janë përkushtuar idealit, e jo kolltukut qeveritar. Njësoj siç dihet se diktatorët e autokratët janë frikacak, se ata rrethohen me gra, jo pse i respektojnë ato, por pse i kanë frikë burrat, pse e dinë se për dallim nga gratë shpirtbardha që kryesisht qajnë kur i lëndon, burrat, nëse nuk të godasin, atëherë të shajnë e të poshtërojnë.

Pra për ata që dinë të lexojnë, listat e kandidatëve për deputet shpalosin se koalicioni opozitarë i ka përforcuar rreshtat me njerëz që duan t’i shërbejnë shtetit, për dallim nga ‘Rilindja’, që është pasuruar kryesisht me ‘kukulla’ që të mundësojnë partinë ta kthesh aty ku ishte në kohën e Xhaxhit, e shtetin ta bësh pronë të partisë.

 

Sidoqoftë, me 25 prill do shihet se si këto lista i ka ‘lexuar’ populli. Dhe, si pronarë i ‘shtëpisë’, ai atë mund ta lë edhe në duart e hajdutëve e kriminelëve, Por ne që themi se nuk u shërbejmë partive por shqiptarisë, nuk kemi të drejtë ta fshehim se gjatë tetë viteve të fundit, jo vetëm që nuk eci përpara, por Shqipëria u kthye në komunizëm, pa pasur nevojë për Enver!

Dhe zgjedhjet e 25 prillit nuk do e përcaktojnë fatin e partive, por atë të Shqipërisë. Sa u përket partive që tani shihet se PS-ja është katandisur rrugës që të bëhet parti e ‘grave’ dhe e heronjve mbi gomarë, ndërkaq opozita e bashkuar ka vetëm dy mundësi – o ta ngjallë shpresën se Shqipëria mundet, o të dëshmojë se me asgjë nuk dallon nga gjithë të tjerët dhe se, mëmëdheu nuk ka parti, por ‘sekte’ politike, të cilat sekte nuk mund ta shpëtojnë nga kthetrat e mafies dhe krimit as vetveten, e lë më vendin. (Kim Mehmeti)

Ndani këtë artikull