Ad imageAd image

“O demokraci o vdekje”/ Basha-Ramës: Thirri mendjes, populli do të përgjigjet sy për sy e dhëmb për dhëmb

1 min lexim

Kreu i opozitës Lulzim Basha duke folur në protestën e shqiptarëve para parlamentit i është përgjigjur deklaratave për luftë të bëra nga Edi Rama ditën e shtunë në anti mitingun e tij të mbledhur në sheshin ‘Nënë Tereza’.

‘Edi Rama thirri mendjes se në atë karrige i ke orët e numëruara dhe populli do të përgjigjet sy për sy dhe dhëmb për dhëmb’, tha kreu i PD-së dhe opozitës Lulzim Basha.

“Ne nuk trembemi, nuk tërhiqemi. Beteja jonë do të vazhdojë deri në fund, liri a vdekje, demokraci a vdekje.

- reklamë -
Ad imageAd image

Nuk ka asnjë shans që populli i bashkuar të kthehet në racën e deleve që ke mbyllur ën atë kotec, që nuk përfaqëson vullnetin e popullit.

Ne jemi të frymëzuar me frymën e shenjtë për të mbrojtur demokracitë, liritë, shtëpitë tona”, tha ndër të tjera Basha.

Ndani këtë artikull