Ad imageAd image

Ambasada e SHBA në Tiranë thirrje Rusisë: Lironi menjëherë Alexey Navalny dhe të gjithë ata që mbahen padrejtësisht në burg!

1 min lexim

 

Ambasada e SHBA në Tiranë i bën thirrje qeverisë në Rusi që të lirojë menjëherë udhëheqësin e opozitës ruse, Alexey Navalny.

Ambasada publikon një video-mesazh në “Facebook”, ku kujton helmimin e Navalnyt një vit më parë, shërimin e tij në Gjermani dhe kthimin e tij në Rusi, ku u arrestua dhe po mbahet në burg prej 200 ditëve.

- reklamë -
Ad imageAd image

 

“Një vit më parë, udhëheqësi i opozitës ruse Alexey Navalny u helmua në vendlindjen e tij me një agjent nervor kimik. Pas shërimit të tij në Gjermani, ai u tregua i guximshëm dhe u kthye në Rusi. Atje u arrestua menjëherë dhe tashmë ka kaluar më shumë se 200 ditë pas hekurave. Ne i bëjmë thirrje qeverisë ruse të lirojë menjëherë Alexey Navalny, si dhe të gjithë ata që mbahen padrejtësisht. Populli rus ka të drejtë të shprehë pikëpamjet e tij në mënyrë paqësore pa pasur frikë nga çdo lloj ndëshkimi”, thuhet në mesazhin e ambasadës amerikane

Ndani këtë artikull