Ad imageAd image

“Askush nuk e vë në diskutim Parlamentin”

1 min lexim

 

Deklaratës së Kryeministrit Rama se askush nuk e vë në diskutim Parlamentin, Presidenti Ilir Meta iu përgjigj duke thënë se është përgjegjësi e Kuvendit njëpartiak, nëse e voton sërish Kodin Zgjedhor.

I pyetur nëse do të zhvillojë një takim me krerët politikë, Meta tha se nuk do ta bëjë një gjë të tillë, pasi secila palë duhet të zbatojë marrëveshjen e 5 qershorit.

- reklamë -
Ad imageAd image

“Nuk kam çfarë takimi të zhvilloj sepse është firmosur marrëveshja në 5 qershor. Të gjithë kanë një detyrë që të gjithë ta respektojnë marrëveshjen. Pastaj si do të veprojë mazhoranca apo kuvendi një partiak kjo është përgjegjësi e tyre. Unë do të jem në lartësinë e detyrës për të mbrojtur rendin kushtetues”, tha Meta.

I pyetur nëse opozita nuk do të marrë pjesë në zgjedhje, Meta u shpreh: “Ka zero mundësi që në zgjedhjet e 25 prillit populli opozitar të mos përfaqësohet në Shqipëri. Kjo ka zero mundësi”.

Ndani këtë artikull