Ad imageAd image

Basha, 300 studentëve të EDS: Nuk luftojmë për pushtet, por përr Evropën dhe vlerat e saj

1 min lexim

Kryetari i PD, Lulzim Basha, është takuar sot me 300 studentë europianë të EDS (European Democratic Studentes), organizata studentore zyrtare e Partisë Popullore Europiane. Gjatë fjalës së tij Basha ka thënë se do të luftohet për të ndjekur rrugën për në BE, e cila nuk mund të jetë tjetër veçse përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

 “Nuk është një betejë për pushtet, por për Europën dhe vlerat që na bashkojnë. Vetëm me zgjedhje të lira dhe të ndershme shkohet në Europë.

PD që ka lindur nga studentët, plot 29 vite më parë, qëndron fuqimisht për një standard demokracie, atë evropiane dhe respekti për liri dhe të drejtat e njërit.

- reklamë -
Ad imageAd image

Përballë në këtë betejë kemi një kupolë të rrezikshme politikanësh të korruptuar dhe të lidhur me krimin.

Për këtë jemi nesër të gjithë bashkë, në protestën e së shtunës…”, është shprehur Basha.

Ndani këtë artikull