Ad imageAd image

Njerëzit e Bashës kontrollojnë FB e PD, situatë e pazakontë në marrëdhëniet publike të selisë blu

2 min lexim

 

Partia Demokratike po përballet me një situate të pazakonte sa i përket marrëdhënieve publike pasi faqja zyrtare në Facebook menaxhohet nga një grup i vogël njerëzish të afërt me Lulzim Bashën. Në një postim nga kjo faqe është bërë një reagim ndaj deklaratave të ish-kryeministrit Berisha i cili deklaroi në Shkodër se Partia Demokratike nuk do të votojë kandidatët e Edi Ramës për postin e Presidentit.

Në Partinë Demokratike është krijuar një situatë e pazakontë sa i takon marrëdhënieve me publikun.

- reklamë -
Ad imageAd image

Faqja zyrtare e Partisë Demokratike në rrjetin social Facebook e cila vijon të mbahet nën kontroll nga një grup njerëzish që janë të afërt me Lulzim Bashën po përdoret në mënyrë selktive.

Kjo gjë u vu re edhe gjatë kësaj të shtunë, ku personat që e përdorin këtë faqe nuk e shpërndan deklaratën e dhënë nga deputetja Albana Vokshi në selinë blu apo aktivitetin e zhvilluar në Shkodër me rastin e përkujtimit të martirëve të 2 prillit, ku merrnin pjesë drejtues të Partisë Demokratike dhe shumë deputetë të kësaj force politike.

Por nga ana tjetër, një grup i ngushtë njerëzish të afert me ish-kryetarin Lulzim Basha po e shfrytëzojne këtë kanal komunikimi për interesa të tjera.

Gjatë orëve të mesditës, nëpërmjet kësaj faqje, është bërë një reagim ndaj deklaratës së ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili theksoi nga Shkodra se opozita nuk do të votojë kandidatin që do të propozohet nga Partia Socialiste për president.

Në reagimin e bërë në Facebook, njerëz pranë Lulzim Bashës thonë se nuk ka nisur asnjë diskutim përsa i përket çështjes së presidentit të ri të vendit.

Në këtë postim pa emër, ende pretendohet se zoti Berisha nuk është anëtar i grupit parlamentar, pavarësisht se Gjykata e Tiranës regjistroi të gjitha vendimet e Kuvendit Kombëtar të 11 dhjetorit, të cilat bëjnë nul vendimet e mëparshme të Lulzim Bashës

Ndani këtë artikull