Ad imageAd image

Meta: Sakrifica e 4 martirëve, e Shkodrës anti-komuniste, na udhëheq në betejat për mbrojtjen e pluralizmit!

1 min lexim

 

Nga Ilir Meta.

Nderojmë sot me përulje kujtimin e paharruar të katër Martirëve të Demokracisë, Arben Broci, Bujar Bishanaku, Nazmi Kryeziu e Besnik Ceka, të vrarë pabesisht, më 2 prill 1991, në mbrojtje të demokracisë dhe të zgjedhjeve të lira.

- reklamë -
Ad imageAd image

Sakrifica e tyre sublime dhe e Shkodrës anti-komuniste na udhëheq gjithmonë në betejat për mbrojtjen e pluralizmit politik, të votës së lirë e të barabartë dhe të dinjitetit njerëzor të çdo qytetari, për të rivendosur vendin plotësisht në shinat e demokracisë dhe garantuar të ardhmen europiane të Shqipërisë.

Shkodra ka qenë dhe do të jetë frymëzimi i përpjekjeve për Liri dhe Demokraci!

Lavdi përjetë Dëshmorëve të 2 Prillit!

Liri, demokraci dhe dinjitet kombëtar

Ndani këtë artikull