Ad imageAd image

Berisha: 2022 nis me një opozitë të vërtetë! Jemi të gatshëm për beteja, ecim drejt pushtetit

1 min lexim

 

Lideri historik i PD, Sali Berisha deklaron se viti i ardhshëm do të jetë viti i opozitës së ringritur.

Në A Shoë me Adi Krastën në Syri Tv, Berisha u shpreh se PD dhe opozita do të jetë në këmbë dhe e gatshme për beteja.

- reklamë -
Ad imageAd image

Kjo opozitë, tha Berisha, do të ecë e sigurt drejt pushtetit me votën e lirë të shqiptarëve dhe jo përmes kulisave.

 

“2022 fillon me një opozitë të vërtetë. Ky është një fat i bardhë për vendin. Mungesa e opozitës është një fatkeqësi e tmerrshme. Fillon viti me një opozitë të ngritur në këmbë, të gatshme për beteja. Një opozitë e cila ecën e sigurt drejt pushtetit jo me negociata dhe kulisa, por me votën e lirë të shqiptarëve

Ndani këtë artikull