Ad imageAd image

‘5 janari afati i fundit për Bashën’/ Noka: Nëse vazhdon të mbajë peng partinë, do përballet me demokratët

1 min lexim

 

Deputeti i PD-së, Flamur Noka komentoi afatin deri në 5 janar që demokratët i kanë vendosur Bashës dhe zhvillimet që priten të ndodhin.

Noka deklaroi se nëse nuk i hap rrugë rivendosjes se demokracisë, atëherë në datën 8 janar do të thirren demokratët që të bëjnë përmbaruesin paqësor.

- reklamë -
Ad imageAd image

Më tej ai theksoi se Basha vazhdon të mbajë peng PD-në, për llogari të Ramës.

Noka: Nëse më 5 janar, deputeti Basha nuk i hap rrugë rivendosjes se demokracisë në PD, por tenton të vazhdojë ta mbajë peng PD për llogari të Ramës, atëherë më 8 janar do të thirren demokratët e Shqipërisë të bëjnë përmbaruesin paqesor të vullnetit të tyre të shprehur më datë 11 dhjetor në Kuvendin e PD-së dhe të datës 18 dhjetor me Referendum.

Pritet që protesta e 8 janarit e thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha në bulevard të nis nga godina e PD-së dhe të përfundojë te Kryeministria.

Ndani këtë artikull