Ad imageAd image

Situata në PD, Berisha: Aty po flitet për bashkëqeverisje me Ramën, deputetët të largohen nga Basha

1 min lexim

 

Ish-kryeministri Sali Berisha u ka dërguar një mesazh edhe deputetëve të cilët mbështesin ish-kryetarin Lulzim Basha, se është koha që ata të shkëputen nga një njeri që ka pabesinë si tipar.

I ftuar në A Show, Berisha theksoi se mbështetja e një njeriu që ka tipar mungesën e sinqeritetit, ka mashtrimin dhe jo të vërtetën, atëherë nuk është faji i Lulzim Bashës, por faji jot.

- reklamë -
Ad imageAd image

 

“Aty flitet për zv/kryeministra, ministra, bashkëqeverisje 100%. U është aluduar përfaqësuesve tanë edhe nga të huaj. Unë besoj se do të shkëputen nga Lulzim Basha. Të qëndrosh me një njeri i cili ka pabesinë dhe jo luajalitetin si tipar në marrëdhënie me njerëzit, mungesë sinqeriteti, ka mashtrimin dhe jo të vërtetën, unë besoj se nuk është faji i Lulzim Bashës, por faji jot”, tha Berisha

Ndani këtë artikull