Ad imageAd image

Berisha: Afera e Portit të Durrësit është afera më e madhe korruptive në Europë

1 min lexim

 

Nga foltorja e Kuvendit, lideri historik i demokratëve, Sali Berisha denoncoi lidhjet e shumta të qeverisë me krimin.

Ai u ndal veçanërisht te Porti i Durrësit, duke thënë se ai kontrollohet nga krimi.

- reklamë -
Ad imageAd image

 

Jo vetëm kaq, por Berisha tha se do pastrohen shuma përrallore në aferën e Portin e Durrësit.
“Kompania EMAAR u zhduk, por kanë dalë tani në dritë disa kompani offshore në lidhje me kreun e Meduzës dhe pengun e tij për pastrimin e 2 miliardë eurove.

U them këtu dhe do ju njoftoj në seancat e tjera, se afera e Portit të Durrësit është afera më e madhe korruptive në Europë.

Kjo që po them unë është vetëm një kapitull, kapitulli tjetër është më i zi.

Prokurori italian deklaronte dje se mafia shqiptare, lexoni: mafia e klanit Rama, është më e rrezikshme se Ndragheta. Ju jeni dëshmitarë se si filloi bashkëpunimi.

Krimi më i egër dhe më barbar është ai i kriminelëve në qeverinë shqiptare dhe bashkëpunëtorëve të tyre kudo që janë,” tha Berisha

Ndani këtë artikull