Ad imageAd image

Berisha: Rama nuk ofron siguri, Dumani dëshmoi se qeveria është e lidhur me krimin

2 min lexim

 

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar përmes rrjeteve sociale për atentatin e ndodhur mesditën e sotme në Tiranë ku humbi jetën Aleksandër Sadikaj.

Berisha shprehet se ngjarja e sotme shënon një tjetër rekord të zi të fuqizimit të krimit dhe të dështimit të shtetit për të garantuar siguri për qytetarët.

- reklamë -
Ad imageAd image

Berisha thekson se Edi Rama nuk mund të luftojë krimin pasi ashtu siç po del çdo ditë nga dëshmitë e Dumanit, ai dhe politikanë pranë tij janë aleatë të grupeve kriminale të cilat i përdorin për të blerë e vjedhur vota me qëllim deformimin e vullnetit të qytetarëve.

 

 

Statusi i Sali Berishës
Me Edi Ramën rendi dhe siguria në duart e krimit! Miq, ngjarja e sotme shënon një tjetër rekord të zi të fuqizimit të krimit dhe dështimit të shtetit për të garantuar siguri për qyetetarët.

 

Shpërthimi i sotëm i telekomanduar për eleminimin e kundërshtarit dhe kërcënuar jetën e shumë të tjerëve flet shumë jo vetëm për nivelin e organizimit të mafias por më rënde akoma, ai mbart elementë të një akti terrorist.

Edi Rama nuk mund të luftojë krimin pasi ashtu siç po del çdo ditë nga dëshmitë e Dumanit, ai dhe politikanë pranë tij, janë aleatë të grupeve kriminale të cilat i përdorin për të blerë e vjedhur vota me qëllim deformimin e vullnetit të qytetarëve.

Shqipëria dhe shqiptarët nuk meritojnë të qeverisen nga banditët në qeveri dhe në rrugë. Me Edi Ramën nuk ka as siguri e as të ardhme

Ndani këtë artikull