Ad imageAd image

Shqiptarët marshim në New York kundër ndërtimit të Skavicës: Edi Rama, mos na provoko se të del punë

1 min lexim

 

Komuniteti shqiptar në Nju Jork ka protestuar sot me pankarta në duar kundër ndërtimit të HEC-it të Skavicës.

Projekti që parashikon ndërtimin e hidrocentralit do të bëjë evakuimin e mijëra banorëve nga shtëpitë e tyre dhe shkatërrimin e ekosistemit përgjatë luginës së Drinit.

- reklamë -
Ad imageAd image

 

Ata shprehen se Drini dhe Dibra duhet të mbrohen ndërsa i drejtohen Ramës duke i thënë ‘të mos i provokojë’.

 

‘Ruaje Drinin, ruaje Dibrën.”-shkruhet në pankartat e tyre.

 

Ndërsa disa të tjerë mbajnë në duar pankarta që shkruajnë ‘Hiqja pritën Dibrës se do të dalë punë.’

Thirrja për të shpëtuar lumin Drin nga ndërtimi i hidrocentralit të Skavicës është bërë nga Shoqata ‘Rrënjët Shqiptare’ në Shtetet e Bashkuara të Amerikës e njohur ndryshe si ” Albanian Roots

Ndani këtë artikull