Ad imageAd image

 Berisha: Rendi, në dorë të bandave, masakër në prag të Vitit të Ri në Elbasan

1 min lexim

Ish-Kryeministri Sali Berisha reagoi pas masakrës së djeshme në Elbasan ku tre persona mbetën të vrarë.

Nëpërmjet një postimiti në Facebook Berisha akuzoi policinë e cila sië bën rëndom, e cilësoi masakrën “qerim hesapesh mes bandave” ndërkohë që vrasësit u larguan si zakonisht në drejtim të paditur për një darkë me narkopolicë.

Postimi i plotë i ish-Kryeministrit 

- reklamë -
Ad imageAd image

Rendi ne dore te bandave!

Masaker ne prag te Vitit te Ri ne Elbasan!

Te dashur miq, nata e mbremshme ishte e pergjakshme ne Elbasan. Tre te vrare me bresheri kallashnikovi, dy shtetas shqiptare dhe nje turk. Vrasesit si zakonisht u larguan ne drejtim te paditur per nje darke me narkopolice. Vet narkopolicia lau duart duke e cilesuar masakren si zakonisht qerim hesapesh midis bandave. Kjo masaker provon dhe nje here se ne Shqiperi rendi eshte ne duar te bandave. sb

Ndani këtë artikull