Ad imageAd image

Denoncimi/ Përplaset dhe braktiset në rrugë nga eskorta zyrtare, qytetari lufton me jetën në spital

1 min lexim

Eskorta e policisë, e cila shoqëronte ministrin e jashtëm serb, Ivica Daçiç dhe presidentin serb të Bosnje-Hercegovinës Milorad Dodik, të ndodhur në Tiranë për Samitin e Liderëve të Procesit të Brdo-Brijunit, ka përplasur një qytetar.

Ky është denoncimi i një qytetari, i mbërritur në Facebook-un e ish kryeministrit Sali Berisha.

Sipas tij, qytetari i aksidentuar quhet Shkëlzen Tota dhe ndodhet në reanimacionin e Spitalit të Traumës në gjendje kritike për jetën.

- reklamë -
Ad imageAd image

Skandali shtohet teksa pasi e ka përplasur, policia jo vetëm që nuk i ka dhënë ndihmën e parë, por e ka braktisur në rrugë.

Kanë qenë qytetarët ata që kanë ndërhyrë për ti dhënë ndihmën dhe për të njoftuar më pas edhe ambulancën.

Postimi i plotë i Berishës:

Narkopolicia aksidenton qytetarin dhe e braktis ne rruge ne gjendje kritike dhe si kriminele fshehin krimin!

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

Përshëndetje zoti Berisha, Dje rreth ores 2:30, afër Senatoriumit, eskorta e policise duke shoqëruar Daçiçin e Dodikin , ka përplasur një qytetar i quajtur Shkelzen Tota. Dhe e kan lën si qen nê rrugë , ndihmëm e parë e ka mar nga kalimtaret, Dhe ndodhet në gjendje Kritike te Reanimacioni Traumës.

Ndani këtë artikull